BallinaAktualitetSkënder Përpepaj ftesë për 6 gushtin: Curraj i Epërm na dha jetën,...

Skënder Përpepaj ftesë për 6 gushtin: Curraj i Epërm na dha jetën, NE po i kthejmë shpresën

spot_img
Nga Skender Perpepaj
​​Ne, si grup nismëtar e investitorë, të përkushtuar për vendlindjen tonë, fshatin Curraj i Epërm, i cilësuar si “Perla e Alpeve”, i shpallur kohët e fundit një nga 115 fshatrat turistikë të Shqipërisë, e kryem rikonstruksionin e plotë të kishës së vjetër (1897) të Curraj të Epërm, e cila do të përurohet me 6 gusht, me miq të ftuar nga Presidenca, Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, nga Parlamenti i Shqipërisë, nga bashkia e Tropojës, Shoqata e Nikaj-Mërturit, Unioni “Curraj i Epërm”, etj. dhe me disa veprimtari solemne e festive, kishtare,e kulturore.
​​Për të pasë një organizim të nivelit të lartë, të jetë sa më përfaqësues, të kenë angazhim e rezultat sa më të mirë, kemi menduar bashkarisht që të ngrihet Komisioni i Organizimit të Veprimtarisë së 6 gushtit 2022, me nje përbërje gjithëpërfshirëse nga fshati Curraj i Epërm:
​​1.-Skënder Perpepaj
​​2.-Mhill Gecaj
​​3.-Agron Qokaj
​​4.-Petrit Mehmetaj
​​5.- Prel Zef Ndrevataj
​​6.- Zef Vatnikaj
​​Moderatorë të veprimtarisë zyrtare e kulturore do të jenë tre përfaqësues të artit, letërsisë e kulturës nga Curraj i Epërm:
​​1.- Ndue Vatnikaj
​​2.-Prek Mrishaj
​​3.- Alma Mehmetaj
​Kameramani, i palodhuri Sokol Pjetër Qokaj.
​​Kisha e re e Curraj të Epërm do të bekohet nga Ipeshkvi Dom Simon Kulli i Dioqezës së Sapës, i cili do të mbajë dhe një Meshë në mjediset e saj të rikonstruktuara plotësisht.
​​Kësaj here, sikurse dhe në përurimin e Rrugës së re të makinës para katër viteve, sikurse gjithmonë, të angazhohemi të gjithë bashkëvendasit tanë nga Currajt e Epërm, nga vendlindja jonë, nga Tropoja e Kosova, deri në Angli, Itali e Amerikë, për ta kryer me sukses të plotë, me nivel të lartë, këtë përurim të Kishës tonë në Curraj të Epërm dhe të arrijmë rikthimin e zhvillimin e gjithanshëm e të pandalshëm të jetës në kullat e tokat tona e të të parëve tanë.
​Ky Takim i yni në Curraj të Epërm, ky Përurim i Kishes,këto veprimtari të 6 gushtit do t’iu shërbejnë edhe promovimit e lartësimit të vlerave historike, kulturore, turistike, rikthimit të jetës së re e popullimit gjithëvjetor të vendlindjes tonë të shenjtë.
Emerat e atyre qe mundesuan rregullimin e kishes do behen publik se shpejti.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular