BallinaOP EDRama si Medvedev i vogël/Nga Bujar Leskaj

Rama si Medvedev i vogël/Nga Bujar Leskaj

Nga Bujar Leskaj

Dje, në takimin-dëgjesë, gjoja për konsultimin me partnerët dhe biznesin për projektligjin e amnistisë fiskale dhe penale(foli vetë dhe folën ministrat e tij, biznesit dhe partnereve ju la vetëm një gjysëm ore në fund për t’u dëgjuar), Lideri Global luajti kartën sovraniste.
I tërbuar nga largimi i ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës në vendin tonë, z. Peter Zingraf dhe zj. Elisabeth Barsacq, në kohën kur do ta merrte fjalën, kritikat e drejta për rreziqet e amnistisë fiskale dhe penale, të bëra nga Bashkimi Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe shoqatat e biznesit të huaj në Shqipëri, Rama i quajti mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë.
I përkrahur nga fraksione të politikës Perëndimore, të influencuar nga Sorosi, si dhe nga disa ambasadorë që deri dje e perkedhelnin dhe i serviloseshin, Rama sot sulmon shoqatat e biznesit të shteteve aleate strategjike të Shqipërisë dhe i lejon vetes të shprehet :”𝘊𝘰𝘩𝘦𝘯 𝘥𝘩𝘰𝘮𝘢 𝘵𝘳𝘦𝘨𝘵𝘪𝘦 𝘮𝘦 𝘧𝘭𝘢𝘮𝘶𝘫 𝘵𝘦 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘦𝘷𝘦 𝘱𝘢𝘳𝘵𝘯𝘦𝘳𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦 𝘣𝘦𝘫𝘯𝘦 𝘧𝘭𝘦𝘵𝘦 𝘳𝘳𝘶𝘧𝘦 𝘱𝘦𝘳 𝘬𝘦𝘵𝘦 𝘪𝘯𝘪𝘤𝘪𝘢𝘵𝘪𝘷𝘦 𝘵𝘦 𝘲𝘦𝘷𝘦𝘳𝘪𝘴𝘦”, ”, duke denigruar shëmtuar profesionalizmin dhe seriozitetin e shoqatave si Dhoma Amerikane e Tregtisë(AmCham) dhe Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).
Me këtë sjellje, i ngjan të përkëdhelurit të dikurshëm të Perëndimit, ish kryeministrit dhe ish-presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev, i cili sot sulmon NATO-n dhe Perëndimin më ashpër se padroni i tij Putin.
Kuptohet padurimi dhe tërbimi i Ramës. Ai nuk e do integrimin, prandaj përpiqet të zëvendësojë Procesin e Berlinit me Ballkanin e Hapur. Ai nuk e do nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE, pse ato nënkuptojnë një kontroll më të madh nga Bashkimi Evropian mbi qeverisjen e tij të korruptuar.
Përpara ka zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do t’i provokojë të jashtëzakonshme, për t’i afruar në kohë, prandaj i duhet fuqizimi dhe ligjërimi i parave dhe aseteve të të korruptuarve, trafikantëve dhe kriminelëve, përmes amnistisë fiskale dhe penale më të çuditshme dhe të panatyrshme që ka njohur historia moderne e Evropës.
Perëndimit me Ramën do t’i ndodhë pikërisht si i ndodhi me Medvedevin.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular