BallinaAktualitetIlir Beqja për herë të parë në SPAK për koncesionin e sterilizimit...

Ilir Beqja për herë të parë në SPAK për koncesionin e sterilizimit dhe lidhja miqësore me pronarin e ‘Sani Service’

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet që vijojnë prej tri vitesh për koncensionin e sterilizimit.
Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit.
Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit.

Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas te dhenave rezulton mik i Beqjas

“Pas tre vitesh hetime, SPAK ka vendosur të thërrasë për të marrë dëshminë, edhe Ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili është duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu janë marrë dëshmi të personave si anëtarë të koncensionit. Po ashtu Klodian Rrjepaj është pyetur dy herë nga Prokuroria e Posaçme. Me gjasë hetimet janë drejt fundit, dhe prokuroria ka vendosur të thërrasë edhe ish-ministrin Ilir Beqja. Gjatë vitit të parë të operimit të kontratës është tejkaluar shuma e parashikuar në kontratë. Nga 12 mln euro shuma që është kaluar në llogari është 17 mln euro dhe kjo sepse është rritur ndjeshëm numri i operacioneve, sipas drejtuesve të shëndetësisë. Ndërkohë, Prokuroria ka dyshime për këtë kontratë. Një tjetër pikë e errët është edhe një qendër sterilizimi që nuk është vënë në funksion nga ana e QSUT, por i është dhënë privatit. Mbetet për tu parë se cilat do të jenë vendimet që do të merren lidhur me këtë koncension”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular