BallinaAktualitet"Shteti jashtë përdorimit", Bujar Leskaj: Prej 3 ditesh qytetarët i drejtohen më...

“Shteti jashtë përdorimit”, Bujar Leskaj: Prej 3 ditesh qytetarët i drejtohen më kot e-Albania-s, për dokumentet që ju duhen

Nga Bujar Leskaj

𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁!
Sulmet kibernetike me viruset shkatërruese “Ransomware” nuk kanë ndodhur në mbarë botën dje! I gjithë komuniteti serioz i programeve kompjuterike dhe i teknologjisë së informacionit është i mirëinformuar dhe i njeh viruse të tilla, të paktën që nga maji i vitit 2017, me shpërthimin e virusit ransomware “WannaCry”, i cili infektoi 200 mijë kompjutera në 150 vende të botës. Vetëm AKSHI ynë nuk e dinte praninë dhe rrezikun e këtyre viruseve?
Të gjitha kompanitë serioze të botës dhe me sisteme të zhvilluara të programeve kompjuterike, kanë përshtatur dhe zbatuar teknologji dhe mjete për mbrojtjen ndaj viruseve “Ransomware”, si (1) Zbulimi i gjerë i variantit të virusit, (2) Zbulim i shpejtë; (3) Restaurim automatik i sistemit dhe (4)Mekanizëm restaurimi që nuk bazohet në mjete të zakonshme të integruara (si “Shadow Copy”, i cili synohet nga disa variante ransomware), etj.
Tek ne, sulmi kibernetik, nëse ka ndodhur, na gjeti pa mjetet e duhura mbrojtëse dhe e vetmja mbrojtje dhe rrugëdalje ishte mbyllja e sistemit e-Albania pasditen e së premtes 15 korrik. Kemi 3 ditë që shteti nuk funksinon. Ka dalë jashtë përdorimit. Qytetarët i drejtohen më kot portalit e-Albania, për dokumentet që ju duhen.
Ministria e Brendshme reagoi shumë vonë për hapjen e shërbimeve thelbësore për qytetarët, vetëm pasi kaluan gati tre ditë nga mbyllja e detyruar.
Pasi u mburr pa fund e krye për muaj e muaj me rradhë për “mrekullinë” e shërbimeve 100 përqind online, tani sekti Rama në qeverisje u ka borxh shqiptarëve t’u tregojë se sa i pajisur me mjetet e duhura të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike ishte portali e-Albania që u shërben të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Duhet të tregojë nëse një pjesë e bazës së të dhënave është komprometuar, vjedhur ose asgjësuar dhe jo të mjaftohet me fraza boshe e të përgjithshme si “Fatmirësisht nuk pati dëm”.
Lind pyetja, pse shtete shumë më të zhvilluara se ne, si Gjermania, Finlanda, Suedia e Norvergjia, ende nuk i kanë realizuar shërbimet 100 përqind online për qytetarët e tyre? Mos vallë nuk i kanë mundësitë? Mos nuk duan t’u shkurtojnë kohë e kosto qytetarëve të tyre. Jo. Ata e kanë parë të udhës të kenë shumë shërbime thelbësore ende jo online, pikërisht për të mos arritur në një ditë të tillë të mjerë dhe të zezë.
Edhe pse sekti Rama nuk tregon sa realisht është humbur nga vala e virusit Ransomware, shkatërrues dhe vjedhës informacioni që nuk rekuperohet, qytetarët e kuptojnë qartë masën e jashtëzakonshme të dëmit social dhe ekonomik që kanë pësuar, me mohimin e shërbimeve më elementare dhe jetike, me mohimin e dokumentacioneve për moshat e treta, apo për fëmijët që duhet të rregjistrohen në shkolla, praktikisht me pushimin e shtetit së ekzistuari dhe së shërbyeri, tashmë prej tre ditësh. Rekuperimi nga pasojat e sulmit shkatërrues kibernetik do të kërkojë kohë dhe piramida e përgjegjësisë do të jetë e gjerë dhe e lartë.
May be an image of 1 person and text
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular