Nga Flamur Vezaj
## Per fat te keq, Shqiperia vazhdon te prodhoje lajme pa fund! Jo vetem lajme por skandale te renda! Fatkeqesishte, nuk po vazhdon tre dite nje histori se po fillon tjetra! Ajo cfare ndodhi ne mbi kalimin e Fushe-Krujes eshte nje perseritje për te disaten here, qe vrasesit i gjejne te kerkuarit perpara policise! Kjo eshte shume e rende sidomos per ate drejtues policie te asaj zone apo tjeret qe kane blere dhe nxjerr verdalle edhe dron per te gjobitur qytetaret! Eshte shume e rende dhe e turpshme qe disa zyrtare policie jane ne borderot e krimineleve qe vrasin dhe largohen te pashqetesuar! E di doni emra, Po ata jane te vetidentifikueshem! Jane milioneret e policise, qe dikur kur ishin inspektor apo i hapnin deren e makines titullareve, conin zile ne telefon se skishin leke për te thirre e Sot jane me nga dy-tre shtepi, makina te mira, ore te shtrenjta e rroba firmato! Shikoni kur dalin për kafe si duken dhe e kuptoni kush jane! Shikoni ata qe promovohen e nuk levizin edhe pse nderrohet drejtori policise! Ja pra kjo eshte pasoja, vriten qytetare mes dites, ne mes te rruges me shume kalimtare dhe ikin pa u shqetesuar nderkohe policia publikon biografin e viktimave me vrap! Vidhet kokaine brenda portit! Pasojat do i degjoni pas disa ditesh nese nuk e kane marr pronaret! Porti eshte zone kufitare, e keta “hajdutet” ta dhjes… sigurine! Ne fakt prej kohesh siguria eshte cenuar ne vende kufitare! Pasi brenda portit nje kompani e nje te shpallurit ne kerkim (vrasje) prej vitesh furnizon me hidrokarbure mjetet qe hyjne e dalin ne port, e jo vetem! Shteti I di te gjitha! Policia I di te gjitha! E ne ankohemi si u “vjedh” kokaina! Po ajo, kokaina, ka kohe qe sillet lirshem ne Shqiperi se rruget ia ka hapir politika, policia e zyrtaret e portit! Po ka kohe dhe asnje nuk e ve ujin ne zjarr! SPAK-u paska marr Ilir Beqjen ne pyetje! Edhe??? Aty ishte Beqja! Letrat e firmosura për koncesionet aty ishin prej vitesh bashke me kallezimet!! Zv/ministrat qe firmosen me urdher te Beqjen kane kohe qe kane thene se “shefi” i kishte thene te firmosin! Po SPAK-u u kujtua pasi u parashkruan disa vepra penale! Kesaj i thonE te na rroje reforma ne drejtesi dhe reformatoret e SAPK-ut! Nga ana tjeter sulmohet sherbimi online I Shqiperise nga hakerat! Po ju e besoni, kujt i duhet Shqiperia!??? Kujt i duhen informacionet qe i gjen gjitheandej (edhe nga patronazhistet)! Apo lajmet me spiuna qe dolen keto kohe eshte Edhe kjo pjese vazhduese! Ore kjo eshte paaftesi e atyre qe menaxhojne keto faqe e sherbime online e qe paguhen nga taksat e qytetareve! Pastaj mos ndoshta ne emer te sulmit kibernetik po fshihet ndonje skandal i rrjedhjes se informacioneve te ndryshme tatimore, te hipotekave e regjistrimeve te pronave!? Mos ndoshta pas demtimeve fizike dhe zhdukjes se regjistrit te pronave Tani edhe ata elektronike po “rregullohen” sipas interesave!?? U arrestuan drejtoret e Bashkise se “lali punetorit” se shisnin tokat e varrezave si te ishin prone e tyre! Po lali Eri e dinte kete qe nuk e kishte levize drejtorin prej kohesh ne ate detyre! Ku dorezo te perqindjen ky drejtori i varrezave cdo muaj, dini gje!?? Ka fol vet ai se mos eshte penduar?? Po lali Eri pse nuk flet për kete skandal te administrates se tij se ngeli duke fol për te te gjitheve! E mo mire se propaganda e tij vazhdon! Te vdekur, pensionist, çoban (pa akademi) l, mbledhes kanaçesh na dolen milioner! Po shteti ku eshte!?? Po keta te lali Erit qe ia kane leshime keto fonde dinin gje se keta ishin ne listen e tyre për banesa sociale!? Po tatimet e agjencisit qe kontrollojne keto projekte cfare po benin! Po SPAK-u me logjiken penale ndaj L.Kokes pse nuk arrestoi edhe keta tjeret perdorues ne emer te ketyre fakirave!?? Apo jane leket e lali Erit keta! Se Po u nxeh lali zeri i “ndersen” prokuroret e SPAK-it sic beri ndaj FSHF-se! Mbyten ne plazhet shqiptare cdo dy dite nga nje! Shpallen hero nje djale qe nuk ja doli pasi shpejtoje vellane! KM Rama dhe ministrja qe ka për detyre te siguroje jeten e qytetareve ne plazhe bejne sfilate me lule! Po mire e dini qe ministrja ka konsumu veper penale te “shperdorimit te detyres” (me logjiken penale te S.Tahirit qe për mua ishte skandal tjeter)! Pse nuk veprimet ndaj kesaj dhe për te larte m… me sh… shkojne dhe cojne lule! Po nuk ju vjen turp! Ju jeni për burg e ju shkoni sfiloni e mashtroni me nje leter (deshmor atdheu) nje familje te keputur emocionalishte! Turpet nuk kane fund! ### Deri ne skandalin e radhes, mbetemi ne kontakte! I rash gjate e di
Po jane refleksione nga New York-u!