BallinaKryesoreDarka me dyer të mbyllyra e deputetëve te PD, flasin Ferdinand Xhaferraj...

Darka me dyer të mbyllyra e deputetëve te PD, flasin Ferdinand Xhaferraj dhe Dhurata Çupi

Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka propozuar në takimin e djeshëm që një grup drejtues me pesë deputetë të përgatisë futjen në zgjedhje lokale.

Balkanëeb mëson se në diskutim është përfshirë edhe Dhurata Çupi e cila është shprehur se kështu si po funksionon, grupi nuk është mirë.

Ferdinand Xhaferraj: Duhet të bëjmë një grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe të shkojmë në zgjedhjet vendore. Pra që ne ti besojmë gjithë vendimarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjesë e grupit këtu, për shkak se nuk jam me Sali Berishën, sepse Shqipëria nuk ka të ardhme me Berishën.

Dhurata Çupi: Mbledhja e grupit bashkë dhe diskutimi hapur me njeri-tjetrin, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon është shumë e mirë si ide. Kemi kaluar një vit të vështirë politik me dilema me veten. Debate me ndërgjegjen a po bëjmë më të mirën me këto qëndrime. Dhe jemi përballur shumë me keto qëndrime. Një gjë jam e binduar që kështu siç jemi deri sot nuk jemi mire si grup. Të flasim hapur dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ne bëjmë opozitë të vazhdueshme në Kuvend të gjithë dhe duhet ta mbajmë këtë qëndrim edhe në vazhdim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular