Nga statistikat e marra nga Ministria e Shendetesise dhe Mireqenies Sociale, numri i femijeve te diagnostikuar me crregullime te ndryshme neurozhvillimore, ka rritje nga viti në vit. Institucionet e shendetit mendor si shteterore ashtu edhe private, shprehin rendesine e vleresimit dhe diagnostikimit te hershem te problematikave zhvillimore tek femijet. Rëndësia e aktiviteteve edukative, zhvillimore, sportive e kulturore per keta femije është thelbësore. Pikërisht ky ka qenë edhe synimi I qendrës Tiss, e cila ka zhvilluar një aktivitet të titulluar “Ne advokojmë vetë”. E mbështetur edhe nga Lëviz Albania, aktiviteti kishte në focus fuqizimin e të rinjve me nevoja te vecanta per te njohur me mire institucionet vendore, legjislative, per tu njohur me te drejtat e tyre dhe per tu trajnuar ne menyre te tille qe te jene vet te rinjte qe te kerkojne te drejtat e tyre dhe nevojat prane ketyre institucioneve. Për drejtoreshën e qendrës Tiss, znj. Anisa Dizdari, nëpërmjet aktiviteteve të tilla, ku fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta angazhohen në lojra dhe komunikim me njëri-tjetrin, arrihet të mbushen edhe boshlleqet për të cilat ankohen prindërit, si lehtesira nga shteti per arsismimin e tyre ne gjimnaz, mungesa e mesuesve mbeshtetes, apo përshirja e tyre në
aktivitete sociale.