Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur ditën e sotme në Tiranë.
Policia ka njoftuar se i mitur është larguar nga gjyshja e tij, ndërsa dyshohet se ai ka shkuar nga zona e Brrylit. I mituri kishte veshur një bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.
Policia u bën apel të gjitha qytetarëve që mund ta shohin të miturin të lajmërojnë në numrin 112.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion parapra
Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.
Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.