Mbrëmjen e sotme një 21-vjeçar në zonën e Niklës është përplasur me një shtyllë të tensionit elektrik pasi ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte
Si pasojë i riu me iniciale M. Q. Ka marrë plagë të lehta dhe është nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në Nikël, shtetasi M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.
Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.