BallinaAktualitetEMRI/Tjetër dorëheqje në Presidencë. Pas Panaritit dhe Asllanit ikën një tjetër këshilltar

EMRI/Tjetër dorëheqje në Presidencë. Pas Panaritit dhe Asllanit ikën një tjetër këshilltar

spot_img
spot_img

Nga Flamur Gashi

Te dashur miq,
Pas nje eksperience te mrekullueshme si Keshilltar i Presidentit te Republikes se Shqiperise per Çeshtjet e Rajonit dhe Diasporen, ne kabinetet e Presidentit Bujar NISHANI dhe Presidentit Ilir META, nga sot fillon nje faze e re e angazhimeve te mia profesionale dhe intelektuale.
Deshiroj te falenderoj me perulje Presidentin NISHANI, dhe te lutem per shpirtin e tij ne qiell, qe me ftoi te jem pjese e kabinetit te tij ne Presidence pas perfundimit te mandatit tim si Ambasador ne Bosnje dhe Hercegovine.
Nje falenderim te veçante per Presidentin META, me te cilin per pese vite teper sfiduese, punuam fort per Kosoven, shqiptaret ne rajon dhe kudo ndodhen ne bote.
Falenderime per koleget e mi te mrekullueshem te kabinetit NISHANI dhe kabinetit META, me te cilet kam punuar keto vite ne Institucionin e Presidences, miq te mire, profesionaliste dhe patriote te vertete.
Falenderim dhe mirenjohje per te gjithe bashkepunetoret, miqte dhe koleget nga Rajoni me te cilet kam bashkepunuar gjate ketyre viteve.
Falenderime me perulje, per te gjithe vellezerit dhe motrat shqiptare ne Kosove, Maqedoni te Veriut, Medvegje – Presheve – Bujanovc dhe Mal te Zi, me te cilet kam bashkepunuar per te miren e çdo shqiptari ne trojet e veta etnike.
Falenderime dhe mirenjohje per qindra e mijera shqiptare ne mergim kudo ne bote, me te cilet kam bashkepunuar. Ata jane krenaria jone kombetare dhe ambasadoret tane me te mrekullueshem ne bote.
Falenderime per te gjithe gazetaret dhe mediat ne gjuhen shqipe ne Shqiperi, Kosove, kudo ne Rajon dhe ne bote, me te cilat kam pasur nje bashkepunim jashtezakonisht te mire, korrekt dhe profesional ne te mire te çdo shqiptari.
Falenderime te perzemerta per çdo shqiptar me te cilin kam pasur rastin te bashkepunojme gjate punes sime ne Presidence.
Çdohere dhe kudo te jem ne te ardhmen, bashkepunimi me te gjithe ju do te jete privilegj dhe nder per mua!
Ti sherbej KOMBIT tim, me ndershmeri dhe perkushtim, ne çdo pozicion pune ku kam qene dhe ku do te jem, eshte qellimi dhe betimi im ne jete!
Zoti ju bekofte!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular