Tashmë prej disa muajsh forcat speciale RENEA kanë zhvilluar operacione të njëpasnjëshme në qarkun e Elbasanit për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela, ku operacioni më i fundit u zhvillua mbrëmjen e kësaj të hëne.
Burime për Abc konfirmojnë se vetëm pak ditë më parë forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit, por edhe pas kontrollit të ushtruar aty kanë dalë sërish “duar thatë”.
Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të ashpër mes drejtuesve të RENEA-s dhe drejtuesve të komisariatit të Peqinit, ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj këtyre të fundit se kanë dekonspiruar informacionin.
I njëjti burim thekson se ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, pasi i shkumërkuari është vënë në dijeni të operacionit dhe është larguar nga banesa.