BallinaAktualitetVIDEO/Gafa e Agim Neshos në Konventën e LSI: Ramën e solli në...

VIDEO/Gafa e Agim Neshos në Konventën e LSI: Ramën e solli në pushtet aleanca e qelbësirave

spot_img
spot_img

Diplomati Agim Nesho është shfaqur në podiumin e LSI-së tashmë partia e Lirisë si një nga prurjet e reja të Ilir Metës.

Gjatë fjalimit të tij, Agim Nesho bëri edhe një gafë që mesa duket vuri në siklet Ilir Metën dhe simpatizantët e kësaj partie

Duke bërë një kthim në kohë, ai tha se Edi Rama erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave.

“Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave”, tha Nesho duke vënë në siklet sallën e Pallatit të Kongreseve, pasi shprehja “aleanca e qelbësirave” i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI në vitin 2013.

“Lëvizja e re që po lind sot është partia e të gjithë qytetarëve sot në të gjithë Shqipërinë, për ata që mendime e të cilëve iu anashkalohen ditët e sotme, për gazetarët që sot dërgohen për riedukim.

Partia e re do të rikthejë llogaridhënien, ata që kanë vjedhur me PPP-të apo inceneratorë të vendosen para ligjit dhe paratë t’u kthehen popullit.

Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave, ku deri më tani ka qenë dobësimi i opozitës dhe forcimin e shtetit autokratik.

Kjo po e kthen Shqipërinë në një demokraci të deleguar nga interesat e autokratit. Shqipërisë e kuptojnë rrezikun që i vjen nga kapja e shtetit, trafikut të drogës apo oligarkisë. Sot demokracia në udhëkryq, të bashkohemi të gjithë për të fituar betejën”, tha ndër të tjera Nesho gjatë fjalimit të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular