BallinaKryesoreAnaliza: Sa të shqetësuar duhet të jemi për emergjencën shëndetësore nga lija...

Analiza: Sa të shqetësuar duhet të jemi për emergjencën shëndetësore nga lija e majmunëve

eve të mëparshme të lisë së majmunëve në Afrikë – të llojit që po përhapet edhe aktualisht – ka qenë rreth 1%. Por, deri më tani, ky shpërthim duket të jetë më pak vdekjeprurës në vendet joendemike – shumë prej të cilave kanë infrastrukturë më të zhvilluar të kujdesit shëndetësor.

Shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë e ka shkaktuar valën fillestare të rasteve dhe nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në lidhje me virusin. Ekspertët thonë se rritja e udhëtimeve globale, si dhe ndryshimet klimatike në përgjithësi kanë përshpejtuar shfaqjen dhe përhapjen e viruseve.

Sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive, neglizhenca financiare i ka lënë klinikat e shëndetit seksual – të cilat janë në vijën e parë të frontit, sa i përket reagimit ndaj lisë së majmunëve – të papërgatitura për të frenuar përhapjen e mëtejme.

Masat mbrojtëse

Zyrtarët shëndetësorë thonë se njerëzit duhet të shmangin kontaktin e ngushtë personal me dikë që ka skuqje të veçantë në lëkurë ose që nuk ndihet mirë.
Njerëzit që dyshojnë se kanë linë e majmunëve, duhet të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

Zyrtarët shëndetësorë ofrojnë gjithashtu vaksina kundër lisë së majmunëve për individët me rrezik të lartë dhe për ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar.

Kompania daneze, Bavarian Nordic Ajo e ka miratimin e SHBA-së dhe të Evropës për parandalimin e lisë dhe të lisë së majmunëve.

Një vaksinë më e vjetër, e prodhuar aktualisht nga Emergent Biosolutions, quhet ACAM2000, por marrja e saj është kufizuar, për shkak të një paralajmërimi për efekte të rënda anësore.

Kompania Bavarian Nordic ka thënë se mund të prodhojë 30 milionë doza të vaksinës së saj – përfshirë edhe atë të lisë së majmunëve – çdo vit. Ajo ka angazhuar një prodhues edhe në SHBA, për të rritur kapacitetet e prodhimit të vaksinës së lisë së majmunëve.

Trajtimi

Simptomat e lisë së majmunëve shpesh zhduken vetvetiu brenda javësh. Pacientët mund të marrin lëngje shtesë dhe trajtim shtesë për infeksionet bakteriale dytësore.
Një agjent antiviral, i quajtur tecovirimat, ka miratimin e SHBA-së dhe të BE-së për linë, ndërsa miratimi evropian përfshin edhe linë e majmunëve./REL/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular