BallinaAktualitetEmergjencë globale, po sa e rrezikuar është Shqipëria nga lija e majmunit?...

Emergjencë globale, po sa e rrezikuar është Shqipëria nga lija e majmunit? Flet Mjeku: Ja grupet me risk të lartë infektimi

spot_img
spot_img

Tre ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli situatë emergjente në lidhje me sëmundjen e lisë së majmunëve.

Na mbarë botën janë konfirmuar 16 mijë raste me virusin e lisë së majmunit.

Për këtë arsye mjeku i shëndetit publik në Britani, Lajdon Shapo i bën thirrje qytetarëve për vigjilencë dhe kujdes ndaj sëmundjes, duke thënë se edhe Shqipëria duhet të marrë masat e duhura për t’i bërë “pritë” sëmundjes.

Në një intervistë për Abc Live nëpërmjet lidhjes  me Skype nga Britania, Shapo tha se lija e majmunit paraqet rrezik për transmetueshmëri  të lartë te njerëzit.

Ai thekson se përhapja në masë e virusit është bërë për shkak të sjelljes së qytetetarëve të cilët nuk kanë treguar kujdes.

Sipas mjekut grupet me risk të madh infektimi janë personat homoseksualë që kanë disa partner.

“Numri i papritur i rasteve edhe përhapja një 75 vende janë shumë të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi. Kemi të bëjmë me një sëmundje që përbën rrezik global për shëndetin. Për këtë arsye kërkohet ndërhyrje globale.

Është bërë emergjencë globale prej infektimeve të larta. Në mbarë botën janë regjistruar 16 mijë raste, ndërsa vetëm në Britani janë konfirmuar 2.800 raste me linë e majmunëve. 99% e rasteve janë raste që nuk janë marrë nga fluturimet apo kontaktet ne qendrat endemike.

Sëmundja fillon me skuqeje në fytyrë, pastaj vazhdon në trup. Ka cikël nga 3 deri na katër javë. Në disa rate është parë se nuk ka nevojë për trajtim.
Rrezik për transmetuesemeri të lartë. Ka pasur persona gay që kanë qenë me pushime, kanë bërë party dhe kanë përhapur virusin në grup.

Sëmundje që nuk përhapet kollaj. Përhapet me kontaktin me lëkurën e infektuar, ose me marrëdhëniet seksuale.

Biseksualët ose gay nuk u ndërgjegjësuan. Ata vazhduan sjelljen e tyre. Megjithatë vdekshmëria është jashtëzakonisht e ulët.
Lija e majmunit nuk është virus i ri, por sjelljet ndaj tij ka bërë që mënyra e përhapjes të jetë shqetësuese, e për këtë arsye OBSH shpalli emergjencë globale.

Nëse ndërgjegjësohen grupet me risk të lartë, atëherë do të kemi arritur sukses të lartë me përballjen e sëmundjes. Grupet me risk të lartë janë personat homoseksulaë, dhe ata që kanë shumë partnerë”, tha Shapo në Abc Live./abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular