Një pjesë e mirë e territorit të Kosovës është përfshirë nga mot i keq gjatë pasdites së vonë dhe mbrëmjes së djeshme.
Qytete si Kaçaniku dhe Ferizaj janë pushtuar ngë ujërat për shkak të shirave të dendur, ndërkohë që era e fortë ka rrëzuar pemë dhe ka shkaktuar dëme në biznese, raporton abcnews.al.
Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga rrjetet sociale, ujërat kanë marrë “kontrollin” nëpër rrugët e Ferizajt, ndërkohë që Prishtina ka përjetuar një spektakël rrufesh.
Dhjetra të tilla kanë pushtuar qiellin e kryeqytetit të Kosovës brenda pak minutash duke krijuar një spektakël në qiell.
Ndërkohë që ndodh kjo në Kosovë, Shqipëria është duke përjetuar një prej ditëve më të nxehta të këtij muaji.
/abcnews.al