Letër e Prof. Miftar Spahisё mbas leximit të kujtimeve të Ramiz Menës për vitet 1939-1990 ( ne veçanti te qendrimit ne male e burgjet e sistemit sllavo-komunisto-enferrian)
I dashun Ramiz,
Ka nja katёr a pesё ditё qё Hakiku mё pruni dorёshkrimin tand tё kujtimeve tё kohёs 1939-1990, tё kohёs kryesisht komuniste.
Jam mallёngjye shumё tue i rukue (lexue) ato kujtime tё dhimbshme pёr ty vetё, pёr familjen e Menajve e pёr gjithё dashamirёt e tu; ato janё pasqyrё e sentё(reale), e turpshme e regjimit komunist qё ia ndrroi tulgjanё (substancёn) e fytyrёn kombit shqiptar. Çka s’kanё mund me ba dymij vjet pushtimesh tё ndryshme tё hueja pёrmbi racёn shiptare, e bani pushtimi i vetё shqiptarve; i atyne qё folshin shqip, por punojshin pёr tё huejn; punojshin pёr sllavёt; pёr ata qё na rrudhёn ndёr kёto kepa; pёr ata qё na muerёn 90% tё tokave e na mbytёn ose na sllavizuen 90% tё racёs ilire. Ata djelm e vajza folshin shqip; shqip po, por me kokёn serbe. Gjatё 50 vjetёve bâtёn punёn e Serbisё; e msuen shqiptarin mos me dashtё kombsinё e vet; e msuen me u ba ndёrkombёtar; e msuen me ia ba kokёn çorbё.
E sot po i shikon pasojat e 50 vjetёve komuniste; e prunё Shqipninё nё atё gjendje sa tё vijnё grekёt e serbёt e dashamirёt e tyne evropian e amerikan me na ndreqё punёt e shpisё sonё!
Kujtimet qё i vune pёrmbi kartё duhet t’i dijё, duhet t’i nxanё çdo djalё e vajzё e Menajve; ato janё ushqim atdhedashunie pёr tё gjithё ata e ato qё duen Shqipninё. Ato kujtime qё i vune nё kartё nuk janё fjalё filosofie, fjalё abstrakte as nё qiell as nё tokё, janё fjalё qё prekin me dorё se folin me gjakun e tetё- nandё djelmve tё Menajve qё ia falёn jetёn Shqipnisё.
Ato janё historia, jo llapkimet e krimit; pёr atё gjak qё derdhёn Menajt folin gurёt, folin prrojnat, fol Pllaja e Lurit, fol Guri i Vashёs.
Dikushi ta dha kaçorren e bukёs, – se s’ke rrnue me frymё!
Dikush thirri prej dritbane: “çohni, erdhёn reaksionarёt”
Tё dy janё tё lemisё (natyrёs) sё njerit; njani hero,tjetri llom.
Se kёshtu â jeta, kjo e shkreta. Ti na ke kallzue si tё ka ndodhё, s’ke dashtё me i marrё kujtimet nё vorr. Tё lumtё!
A thue a do tё jetё gjallё ai bariu qё s’u kallzoj partizanve se ky s’asht gjaku i 4 tё vramve Menaj, por asht i dhisё seme qё ma preu uku?! Ai asht shqiptar, shqiptari i parakomunizmit.
S’janё shqiptar ata qё kcejnё valle e kёndojnё kangё se kemi vra Tahir Menёn e Bajram Menёn; ata i ka nxanё nana e tyne me farё serbi, me farёn e Dushanit e tё Popoviçit qё britshin “jebemti Albanja ethnike!” Edhe sod, po edhe sod, nё sodin e vjetёs 1997 i kemi disa qё i kanё nxanё nanat me farat e Millosheviçit e tё Simitis. I kemi nё Tiranё, se Tirana u dashka me kapёrcye nёpёr Beligrad e Athinё.
O-o-oh e mjera Shqipni, kush tё ka hudhё me krye nё hi!
Me dhimbё e me dashuni t’i kujtojmё ata qё dhanё jetёn pёr nanёn Shqipni.
Tё keni shnet e jetё ju tё tjerёt.
Miftari
Palisades General Hospidal
North Bergen, NJ, 19 nandor 1997