Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.
Ngjarja mësohet se ndodhi në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit, pak para orës 07:30.
Sipas informacioneve jozyrtare, 21-vjeçari, punonjës i një kompanie të Zagrebit, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.