BallinaAktualitet“Lufta në Bruksel për pelikanin kaçurrel”, ish-deputeti i PD tregon përplasjen e...

“Lufta në Bruksel për pelikanin kaçurrel”, ish-deputeti i PD tregon përplasjen e Sokol Olldashit me zyrtarët e BE për shpendin e rrallë

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PD-së Mitro Çela ka kujtuar ish-ministrin e ndjerë Sokol Olldashi me një esse ku flet për një përplasje të tijën në Bruksel për rrugën Fier-Vlorë.

Çela shkruan se Olldashi debatoi në Bruksel me një ekspert për shkak të pelikanit kaçurrel, që sipas tij nuk pranonte të hidhte firmën për lëvrimin e fondeve.

POSTIMI I PLOTË
SOKOL OLLDASHIT DHE PELIKANI KAÇUREL NË BRUKSEL
-Një esse në kujtim të mikut tim Sokol Olldashi-
Rruga Fier – Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me financim të Bashkimit Evropian.
U bë projekti i rrugës. U bënë llogaritë për sasinë e parave.
Në Bruksel, për të firmosur livrimin e fondeve shkoi një delegacion.
E kryesonte ministri i Transportit, Sokol Olldashi.
Kur ministri priste të hidhej firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.
Mes ministrit dhe një eksperti, u zhvillua një bisedë me nota surrealiste.
Ministri:- Kush është shkaku që nuk pranoni të hidhni firmën?
Eksperti:- Pelikani kaçurrel!
Ministri:- Ç’është kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!
Eksperti:- Zëvendës ministri juaj i Mjedisit Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier – Vlorë, rriten zogj të rrallë.
Me paratë e BE nuk mund të lejojmë “pushkatimin” e pelikanit kaçurrel?!
Do të ishte një akt çnjerëzor! Evropa e idealeve të Miteranit, Kolit, Margaret Theçerit dhe Toni Bler nuk do të lejojë dhe as ka për të lejuar kurrë, të abuzohet mbi të drejtën për të jetuar, e drejtë e dhënë nga Zoti, për pelikanin kaçurrel të pafajshëm?!
Në inat e sipër ministri mori në telefon kryeministrin Berisha.

Një ditë
-Një ditë zëvendës ministri i Mjedisit Taulant Bimo më tregoi:
-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni…Ishte Kryeministri!…
Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.
Kryeministri u fut drejt e në teme:
– Ke shkruar ndonjë letër, duke ia postuar Brukselit për pelikanin kaçurrel?
Në fillim thashë jo.
Pastaj u kujtova…
Më erdhi zemra në vend…
Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri.
Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurrel.
“Libri, me sa duket do ketë rënë në duart e ndonjë eksperti të BE, – i thashë Kryeministrit.”
-Duhet gjetur një kompromis, – tha Berisha duke qeshur.- Të lutem, bëj një letër për Brukselin…
-Po atë natë, tregon Taulan Bimo, “thura” një letër diplomatike. Hodha idenë:
Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen korrigjime për mbrojtjen e pelikanit kaçurrel.…
Kush nuk e beson tregimin tim, le të marri rrugën për në Vlorë.
Në autostradë, si fantazmë në mes të fushës, janë ndërtuar disa prita me rrjeta.
Rreth një kilometër të gjata?!
Para për të mbrojtur pelikanin edhe kaçurrel…

Mitro Cela

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular