Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi deklaroi këtë të premte lidhur me sulmin kibernetik ndaj faqeve zyrtare të qeverisë, se këto “janë probleme që po ndodhin gjithandej”
Ministri madje ka paralajmëruar se sulme të ngjashme “do të ketë sërish në të ardhmen”.
“Në rastin e sulmit të fundit kibernetik nuk kanë qenë të targetuara dhe nuk kane arritur te depertojne ne sistemet tona te mbrojtes. Po i konfirmoj publikut të gjerë se asnjë nga sistemet tona të Mbrojtes dhe Forcave të Armatosura nuk eshte prekur e nuk kanë ndaluar në asnjë sekond.
E kunderta e vertete per sulmin qe tashme te gjithe e njohin, por unë nuk mund të zbardh detaje në lidhje me kundërofensivën kibernetike, edhe për shkak se është një punë në proces. Keto janë probleme që po ndodhin gjithandej. Jemi ne kohen kur lufta kibernetike nuk është më një domein i së ardhmes, eshte i së sotmes.
Prishja e ekuilibrave të rendit botëror pas agresionit rus ka lëkundur të gjitha balancat e po ndryshon rendin e gjeopolitiken. Ne jemi të vetëdijshëm që do te kete dhe në të ardhmen, madje ka vazhdimisht, do te kete sulme te tilla, po behet me e mira, po behen diskutime te thelluara ne komitetin perkates te mbrojtjes kibernetike ne qeveri e ne secilen prej institucioneve relevante per te ndertuar mure”, tha Peleshi.