BallinaAktualitetReforma Territoriale Administrative, Bujar Leskaj: Ksamili meriton plotësisht statusin bashki

Reforma Territoriale Administrative, Bujar Leskaj: Ksamili meriton plotësisht statusin bashki

Nga Bujar Leskaj

Reforma Territoriale Administrative është një reformë shumë e rëndësishme, e cila pasi të votohet duhet t’u rikthejë pushtetin qytetarëve. Ky është synimi dhe qëllimi i Partisë Demokratike.
Ksamili, sot njësi administrative me 63.6 km2 dhe mbi 7 mijë e 700 banorë, vendas, të ardhur nga e gjithë Shqipëria; Veriu, Shqipëria Juglindore e Jugu, përbën jo vetëm një zonë me pasuri natyrore dhe arkeologjike, por përfaqëson edhe një pikë të rëndësishme për zhvillimin si destinacion turistik elitar.
Banorët e mençur e punëtorë të Ksamilit kanë ndërtuar një qytet të bukur këto vite.
Duke qenë një nga perlat e natyrës shqiptare, me plazhe të pastër e të virgjër, me vijë bregdetare të larmishme, klimë të butë, kepa, ishuj e shkembinj, me monumente kulture, me Butrintin dhe Sarandën afër, fare pranë ishullit të Korfuzit dhe rrugës detare nga Greqia në Itali, Ksamili është rritur dhe zgjeruar si një qytezë me shumë perspektivë.
Ai ka potencial të mirëpresë aktivitete kulturore, artistike, arkeologjike, gastronomike, por edhe festivale të traditës dhe modernes, të cilat do të mund ta shndërronin shumë shpejt në një qendër të promovimit të kulturës dhe turizmit gjithëvjetor.
Ksamili, është qyteza e të vetmes Qendër Kulturore “Dea” të kompozitorit tonë të mirënjohur Limoz Dizdari, të cilën ky sekt i babëzitur në qeveri e ka dhunuar vazhdimisht e padrejtësisht dhe që PD nesër në pushtet do ta rikthejë ashtu siç ishte, qytetarëve.
Përpara disa ditësh në një postim, ku theksoja se edhe Orikumi duhet të rikthehet në bashki, siç ishte përpara reformës së vitit 2014, sot, duke pasur parasysh sa përmenda më sipër, por edhe kërkesat e diskutimet e banorëve të Ksamilit gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit 2021, shpreh bindjen e besimin, se kjo qytezë DUHET të kthehet në Bashki, sepse me fondet, investimet dhe turizmin do të kishte shumë më tepër zhvillim se sot.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular