100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, DASH: Shohim drejt shekullit të ardhshëm Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një deklaratë të enjten me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Në deklaratën e bërë nga DASH, kujtohet se, edhe pse marrëdhëniet mes dy shteteve u ndërprenë gjatë shekullit të kaluar, dy vendet “krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë.”
Me këtë histori në mendje, shtohet më tej në deklartë, “ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm.”
AMBASADA AMERIKANE NË FACEBOOK
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria përkujtojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në vitin 2022. Pavarësisht ndërprerjeve të këtyre marrëdhënieve gjatë shekullit të kaluar, dy vendet tona krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë. Me këtë histori në mendje, ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm. Këto prioritete janë të pasqyruara në motivet e 100-vjetorit: Miqësia, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi”. Deklarata e të dhënave mbi 100 vitet e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Lexoni deklaratën e plotë: https://bit.ly/3PZyU9G