Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit, teksa shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë për vete sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Së fundmi prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.
Një lajm i bujshëm që vjen nga Spanja ku sulmuesi 20-vjeçar është në “radarët” e një ndër klubet më të mëdha në botë
Së bashku me të si objektiva të merkatos janë edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç.