Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter pak minuta më parë. Tërmeti kishte si epiqendër zonën e Patras në Greqi.
Banorët e zonës janë të frikësuar prej lëkundjeve që zgjatën disa sekonda në një zonë tepër të populluar.
Nuk është raportuar për asnjë të lënduar për momentin, vetëm për dëme materiale.