BallinaKryesoreRriten tensionet në Mal të Zi/ Gjukanoviç kërcënon Abazoviç: Do të rrëzoj...

Rriten tensionet në Mal të Zi/ Gjukanoviç kërcënon Abazoviç: Do të rrëzoj qeverinë nëse…

Nëse Qeveria e Malit të Zi firmos Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe atëherë do të nisin procedurat për rrëzimin e saj.

Ky është ultimatumi i dhënë ditën e sotme nga presidenti i Malit të Zi,  Milo Gjukanoviç.  Ai tha se marrëveshja falsifikon historinë e Malit të Zi, ndërsa shtoi se Dritan Abazoviç po i merr i vetëm vendimet pa bashkëpunim.

“Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, tha ai.

Qeveria malazeze miratoi në fund të javës së parë të korrikut Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Kryeministri Abazoviç deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi. Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular