BallinaAktualitetSadik Bejko: Çfarë dreq vendi, ky vendi im? Ne politike po të...

Sadik Bejko: Çfarë dreq vendi, ky vendi im? Ne politike po të njëjtët fytyra, lëtyra

Sadik Bejko, poet dhe shkrimtar

Çfarë dreq vendi, ky vendi im? Si mund të mos biesh në depresion në të tillë kohë e vend?
Mbase më mirë të biesh në një gjumë që zgjat 150 vjet…
Vend me mendje fëmijë. Vend me shpirt skllavi . Me kurriz hajvani. Ku për qejf a për dhunë mund të hipë e të zbresë çdo harbut rruge, çdo i papunë.
Si të mos jesh depresiv kur të shkoi gjithë jeta në të tillë vend?
Meta… Berisha … Rama… po të njëjtët fytyra, lëtyra të shëmtuara që prej 30 vitesh e dominojnë këtë vend .
Vend që vë në krye horra, banditë, hajdutë që i riciklon, i sjell e i përsjell në tru si i dehuri dehjen dhe vjelljen e vet?
Mirë ky vend i mjerë?
Po këta xhagajdurët më lart nuk kanë turp se historia do t’i vjellë si ato kufomat e fryra me helm e ndohtësi që i nxjerrin natën ujërat e turbullta në breg?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular