Një gazetare iraniane që jeton në SHBA dhe punon për “Zërin e Amerikës” është tentuar të ekzekutohet në banesën e saj nga një mbështetës i regjimit në Teheran
Masih Alinejad është një zë i njohur kritik i qeverisë së Teheranit dhe në të kaluarën ka qenë viktimë e një tentative rrëmbimi për shkak të punës së saj. Ajo ka shpërndarë në të kaluarën video të grave që rebelohen publikisht kundër detyrimit për të veshur mbulesë.
Por në videon e fundit që ka bërë publike shihet në derën e banesës së saj në Nju Jork, një person, i cili “Nbc News” raporton se kishte shkuar aty për të vrarë gazetaren. Autoritetet amerikane e kanë arrestuar burrin misterioz dhe kanë zbuluar që ai posedonte një pushkë automatike AK-47.
Ndërkohë, vetë Alinejad videon e publikuar e shoqëron me mbishkrimin: “Kjo është skena e frikshme që portretizon një burrë që u përpoq të hynte në shtëpinë time në Nju Jork me një armë të mbushur për të më vrarë. Vitin e kaluar FBI e pengoi Republikën Islamike të më rrëmbente. Krimi im është t’u jap zë njerëzve pa zë. Administrata amerikane duhet të jetë e ashpër ndaj terrorizmit”.