Shkëndija ka dalë me kokën lart nga Suedia, pasi barazoi 1-1 me AIK, në takimin e parë të turit të 3-të kualifikues të Conference League.
Ekipi i Shaqirit kaloi në avantazh që në minutën e parë. Ferhan Hasani përfiton pas një gabimi në prapavijë të mbrojtjes suedeze, duke ccuar topin në rrjetë.
Në minutën e 18-të, Larsson nis një kros perfekt për Guidettin, i cili vendos ekuilibrat me kokë. Pjesa e parë pati edhe raste të tjera, por shifrat mbeten të pandryshuara
Shkëndija e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke i shkuar shumë afër golit. Në minutën e 54-të, Guri gjendet në zonë, por goditja e tij nuk është e saktë. Pjesa e mbetur e sfidës nuk do sillte asgjë, me kualifikimin që mbetet i hapur.
Takimi i kthimit luhet pas një jave.