BallinaOP EDDritan Abazoviçi në shërbim të nacionalizimit serbomadh

Dritan Abazoviçi në shërbim të nacionalizimit serbomadh

Nga Enver Robelli

Dritan Abazovi?i nuk ka votuar për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Kjo sjellje e tij ka qenë në shërbim të Serbisë dhe Rusisë

-Dritan Abazovi?i, si kryeministër aksidental i Malit të Zi, përmes një aksioni sekret e bëri kishën serbe “shtet brenda shtetit” në Mal të Zi. Kjo kishë ndaj Malit të Zi sillet si organizatë terroriste, duke mohuar shtetësinë malazeze, identitetin malazez, historinë malazeze. Me këtë sjellje Dritan Abazovi?i është bërë “shqiptari më i ndershëm” në Serbi pas Halit Tërnavcit.

-Si kryeministër i Malit të Zi Dritan Abazovi?i nuk e ka vizituar asnjëherë Kosovën zyrtarisht. Ka ardhur si kaçak njëherë në Prizren dhe nuk është takuar me politikanë shqiptarë, por vetëm me një politikane lokale të pakicës boshnjake, pastaj ka ikur në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

-Burime nga Podgorica më kanë informuar se Dritan Abazovi?i nuk ka marrë pjesë në pritjet që ka organizuar Ambasada e Kosovës për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës (më 17 shkurt).

-Dritan Abazovi?i është deklaruar si përkrahës i projektit serbomadh “Ballkani i Hapur”, i cili është krejtësisht në shërbim të interesave autokratike, kleptokratike, korruptive, kriminale dhe antieuropiane të autokratëve rajonalë

-Me maskën e liberalit Dritan Abazovi?i është venë në shërbim të nacionalizimit serbomadh.

-Krahas rolit të shërbëtorit të kishës terroriste serbe, Dritan Abazovi?i është duke i thelluar kontaktet me qarqet oligarkike të rajonit (Serbi, Kosovë, Shqipëri), të cilat duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre të pista biznesore në Mal të Zi.

-Javën e ardhshme në parlamentin e Malit të Zi do të votohet për rrëzimin e Dritan Abazovi?it. Për të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi rrëzimi i tij do të ishte zhvillim konsekuent – jo vetëm për shkak të politikave proserbe, por edhe për shkak se fuqia e tij elektorale është afër zeros dhe kryeministër është bërë aksidentalisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular