Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, rreth orës 14:45 të kësaj të marte. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të vdekjes së 14-vjeçarit.
“Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.