BallinaOP EDTre ndërhyrje radikale për të rikthyer në jetë demokracinë shqiptare/Nga Red Varaku

Tre ndërhyrje radikale për të rikthyer në jetë demokracinë shqiptare/Nga Red Varaku

Deri tani ka një dakortësi përtej barrikadave të partive politike që ky sistem ka prodhuar politikanë të korruptuar, reforma të dështuara dhe korrupsion endemik në të gjitha nivelet

Nga Red Varaku

Dështimi për të prodhuar rrotacion politik në 25 prill dhe pafuqia për të larguar një individ të korruptuar si Edi Rama është prova më kokëfortë që sistemi ynë politik ka dështuar.

Ai është bllokuar dhe ka nevojë të menjëhershme për ndërhyrje radikale në mënyrë që të rifillojë të funksionojë.

Deri tani ka një dakortësi përtej barrikadave të partive politike që ky sistem ka prodhuar politikanë të korruptuar, reforma të dështuara dhe korrupsion endemik në të gjitha nivelet.

Kjo është reflektuar si mungesë perspektive për të ardhmen, varfëri ekstreme dhe largime masive të qytetarëve.

Për pasojë tre janë proceset politike jetike për demokracinë shqiptare që janë të domosdoshme për të rikthyer normalitetin politik në Shqipëri.

1)Pastrim i politikës nga politikanët e paaftë dhe të korruptuar përmes vetingut politik,

2)modernizim i demokracisë/ nevojë për ndërhyrje në sistem/ reformë territoriale/ reformë zgjedhore,

3)luftë pa kompromis kundër korrupsionit/ efikasitet i reformës në drejtësi/ goditje e metastazave të kancerit politik që ka marrë peng demokracinë shqiptare

Realizimi i këtyre objektivave do të realizonte largimin në mënyrë të pashmangshme të kryeministrit dhe patericave që e mbajnë atë ende në pushtet.

Çdo aksion tjetër politik nëse nuk prodhon këto tre objektiva, do të mbetet për opinionin publik thjesht servirje e të njëjtës supë të ringrohur në flakën e përkohshme të kashtës populiste.

Liderët modernë udhëheqin procese politike dhe jo revolucione imagjinare.

/Liberale.al/ 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular