BallinaKryesoreBerisha thirrje dibranëve për ndalimin e ndërtimit të Skavicës: Mos lejoni përmbytjen...

Berisha thirrje dibranëve për ndalimin e ndërtimit të Skavicës: Mos lejoni përmbytjen e 40 fshatrave!

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një takim me qytetarët në Dibër, ku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj zonë që të mos lejojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Berisha në fjalën e tij theksoi se projekti për Skavicën sjell përmbytjen e 6 mijë hektarë tokë buke si dhe shpërnguljen e 40 fshatrave në zonë.

Sipas tij ky projekt nuk do të realizohet pasi askush nuk mund të lejojë zhdukjen e Dibrës, projekt të cilin nuk ia kanë arritur ta bëjnë as pushtuesit më të egër.

“Në vitin 2005 kur sa mora postin e kryeministrit, më vjen një kompani italiane dhe më thotë se ne kemi kontratën e firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës. I them që kontratën e ke po hidrocentralin nuk do ta ndërtosh.

Më thotë pse, rastisi burrë fisnik, i thashë po të shkosh t’i në atë rreth ti do të bindesh që nuk do ta ndërtosh dot.

U kthye pas një muaji dhe më tha kishe të drejtë nuk përmbytet ajo zonë.

Të gdhihesh sot si Enver Hoxha, dhe të thuash se po përmbyt 40 fshatra. Nuk mund ta bësh atë kurrë. Mirë Enver Hoxha se ishte ai që ishte, po si ka mundësi që ti Edi Rama të ndjekësh pikë projektin e tij për përmbytjen e Dibrës.

Si ka mundësi të firmosësh që të përmbytësh mbi 6 mijë hektarë tokë buke për të shpërngulur 37 apo 40 fshatra. Këtë vit doli lajmi se hidrocentralet private e ndërtuara pas 2007-ës kanë prodhuar më shumë energji se ato publike. Si ka mundësi që sot t’i do të ndërtosh hidrocentrale të tilla me përmbytje?

Shqipëria është vendi më me diell, mund të ndërtojë panele diellore.

Por jo do të përmbysi Dibrën. I bëj thirrje të gjithë dibranëve të ndalojnë Skavicën. Duan të zhdukin Dibrën por nuk do ia dalin dot, nuk ia kanë dalë pushtuesit më të egër se kanë lënë kockat këtu”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular