BallinaAktualitetCeremonia e dekorimit të Luiza Gegës/ Artan Hoxha: Qeveria e mori peng...

Ceremonia e dekorimit të Luiza Gegës/ Artan Hoxha: Qeveria e mori peng “live” në ditën e saj më të lumtur! Donin të përfitonin…

Gazetari Artan Hoxha ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër ceremonisë ndaj Luiza Gegës, të bërë nga qeveria për shkak të triumfit të saj në Mynih, ku u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai shprehet se kampionen e atletikës e morën peng në ditën më të lumtur të jetës se saj.

 Postimi i Artan Hoxhës:

Në ditët e para te muajit gusht, ka ndodhur një prej pengmarrjeve më të bujshme në historinë e Shqiperisë. Por, sot, ne ditet e fundit te muajit gusht.

Kryeministri i Shqiperise, kryetari i bashkise dhe nje taborr me ministra të qeverisë, morën peng live, në bulevardin “Deshmoret e Kombit” kampionen e sapo shpallur te Europes ne 3000 metra, Luiza Gegen…

Çdo qytetar i kryeqytetit apo çdo shqiptar, qe ka dale qofte dhe nje here te vetme, për nje shetitje nga liqeni artificial, e ka pare me syte e tij, ku stervitet Luiza Gega…

Ditën kur kampionia e re e Europes duhet te shijonte me shume se kurrë lavdinë e sakrificës së saj, duke triumfuar pertej çdo pengese ne kete vend, Luiza Gegën e moren peng, per ta privuar nga shija e krenarise, së të qenit kampion europian, i një vendi të vogël.

E moren peng ne menyren me te shemtuar, per te perfituar sadopak nga lavdia e saj, nga suksesi i saj, nga sakrifica dhe mundi i saj, nga dashuria qe shqiptaret e thjeshte kane per kampionen e tyre te sakrifices…

Edhe diten kur duam te pershendesim dhe duartrokasim nje kampione europe, qe na perfaqeson me mire se askush tjeter.

Na jep shprese dhe besim se ky vend BEHET.

Pa piken e turpit, faqe gjithe shqiptareve, e merrni peng dhe shfaqeni para ekraneve duke na detyruar te degjojme perrallat dhe kapardisjet tuaja.

Jeni mjerane.

Shume mjerane…

Po pse, nuk e dime ne, se çfarë ka hequr Luiza Gega, për të mbërritur ketu, ku mberriti?!

Po pse nuk e kemi pare Luiza Gegen te stervitet dhe vrapoje ne çdo livadh, shteg, asfalt, beton apo skerk te ketij vendi, per t’u bere kjo qe eshte sot?!

Po pse kemi harruar ne, se si Luiza, fill e vetme ka sakrifikuar, ne shi dhe ne zhegun e vapes, aty ku nuk ka pista tartani e tapete atletike, sepse qeveritaret, politikanet dhe kryebashkiaket, mbreterit e betonit dhe shkaterruesit barbare me te medhenj te komplekseve sportive te vendit, nuk lane asnje centimeter piste atletike ne Tirane.

Pikerisht ne kryeqytetin e vetem europian, qe nuk ka nje piste atletike, por ka kampione europe ne atletike.

Ne kryeqytetin, qe sot e nderon Luizen me shume se askend tjeter, si kampionia me e re e SAKRIFICES ne kete vend…

Te gjithe shqiptaret e dine sot me shume se kurre, se kampione Europe dhe kampione e sakrificave te çdo shqiptari per te ecur perpara ne kete vend te keqeverisur, eshte Luiza Gega dhe jo ju, qe e moret peng ne diten me re lumtur te jetes se saj….

Harramseze, harram e paçi edhe kete ditpor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular