BallinaKronikeEMRAT/Plagosja në Tiranë alarmon policinë e Elbasanit, ngrihet postbllok për kapjen e...

EMRAT/Plagosja në Tiranë alarmon policinë e Elbasanit, ngrihet postbllok për kapjen e autorit. Si 23-vjeçari u qëllua me armë nga fqinji

Plagosja me armë zjarri në Tiranë ka alarmuar edhe policinë e Elbasanit. Korrespondenti i Panorama bën të ditur se një postbllok është vendosur në hyrje të qytetit të Elbasanit, me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, policia e kryeqytetit në një njoftim paraprak thotë se i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Renaldo Mejdani, i cili u qëllua me armë nga fqinji i tij Albert Ostreni 49 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular