BallinaKronikeEMRAT/ U zunë në lokal, 37-vjeçari shkon në banesë për të marrë...

EMRAT/ U zunë në lokal, 37-vjeçari shkon në banesë për të marrë kallashnikovin dhe qëllon për vdekje një person! E priti derisa u afrua te automjeti…

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, Shkodër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 pas një konflikti për motive banale në lokalin e fshatit. Menjëherë pas sherrit autori i krimit Alfons Palushani ka shkuar në shtëpi ku ka marrë armën tip kallashnikov dhe është kthyer pranë lokalit.

Menjëherë sapo 51-vjeçari Agron Metushi është nisur drejt automjetit të tij, është qëlluar nga Palushani me armë zjarri.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P.,  ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit  dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular