Mediat e huaja shkruajnë se SHBA ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një sulm ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.
“Ne kemi informacione se Rusia po intensifikon përgatitjet dhe do të nisë sulme ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës dhe objekteve qeveritare në ditët në vijim”, tha një zyrtar i administratës amerikane, duke vënë në dukje se deklarata e tij bazohej në vlerësimin e niveleve më të ulëta të shërbimeve të inteligjencës amerikane”, thuhet më tej në njoftim.