BallinaAktualitetSot Dita Evropiane e përkujtimit të Viktimave regjimeve totalitare, Bujar Leskaj: Shqipëria...

Sot Dita Evropiane e përkujtimit të Viktimave regjimeve totalitare, Bujar Leskaj: Shqipëria ende ka mangësi në dënimin e krimeve të komunizmit

Nga Bujar Leskaj
23 gushti – Dita Evropiane e përkujtimit të Viktimave regjimeve totalitare njihet ndryshe si Dita e Shiritit të Zi, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet viktimave të nazizmit, fashizmit e stalinizimit, duke dёnuar çdo formë të totalitarizmit.
Në 2 prill 2009 Parlamenti Evropian vendosi që “23 gushti të shpallet Ditë Evropiane e përkujtimit të viktimave të Stalinizmit e të Nazizmit, për të përkujtuar e nderuar në mënyrë të denjë e të paanshme kujtimin e tyre”.
Mё 23 gusht, është dita e paktit të mossulmimit, nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste. Pakti i mossulmit apo i mosluftimit ndërmjet Bashkimit Sovjetik e Gjermanisë naziste qe një tronditje për mbarë botën. Armiqtë e përhershëm të përbetuar, Hitleri e Stalini nënshkruanin këtë marrëveshje për të ndarë së bashku pjesën e mirë të Evropës. Marrëveshja i hapte rrugën e lirë Bashkimit Sovjetik në Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani e një pjesë të Polonisë e të Rumanisë, ndërsa Gjermania mund ta zgjaste dorën mbi pjesën tjetër të Polonisë, Danimarkë, Norvegji, Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Jugosllavi e Greqi. Me pak fjalë bëhej fjalë për një pakt sulmi që do të sillte pushtim, terror e sundim. Një besë e lidhur ndërmjet dy totalitarizmave kryesore, që u thye shumë shpejt, për t’i hapur rrugën Luftës së Dytë Botërore.
Pikërisht për këtë arsye Parlamenti Evropian propozoi që 23 gushti të shpallet Dita Evropiane e viktimave të stalinizmit dhe të nazizmit. Zyrtarisht quhet “Dita evropiane e memories të viktimave të stalinizmit e të nazizmit”.
Pikërisht në Ditën Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare, duhet të kuptojmë se kjo ditë nuk është nuk është vetëm një ditë kujtese, por edhe një ditë e cila na fton të reflektojmë.
Shqipëria ende ka mangësi në dënimin e krimeve të komunizmit.
Kujtesa dhe nderimi për viktimat e regjimit totalitar komunist në Shqipëri, regjim që mohoi liritë dhe të drejtat, fjalën, mendimin dhe dinjitetin njerëzor, duhet të shkojë me bindjen se xhelatët dhe bijtë e tyre ishin në anën e gabuar të historisë, në anën më obskurantiste të regjimeve gjakatare.
Sepse, le të mburret si gjeli majë plehut Lideri Global, ai krah nuk ka qenë kurrë i duhuri, as i drejti.
34.135 shqiptarët e burgosur dhe dënuar për arsye politike, 59.009 qytetarët e internuar në kampe përqendrimi, 7.022 prej të cilëve vdiqën, 984 të vdekurit në burgjet e regjimit dhe 6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës e konfirmojnë faktin që ai regjim totalitarist i etërve të sektit në pushtet nuk ka qenë kurrë i duhuri!
Ndaj duhet të kujtojmë, nderojmë dhe të përkulemi përpara sakrificës viktimave dhe të reflektojmë. Për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, nga Perëndimi, liria dhe demokracia.
Qoftë i paharruar kujtimi i viktimave të sistemit totalitarist në Shqipëri!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular