BallinaAktualitetVIDEO/ “Më goditi gjithë familjen”, rrufeja bie mbi kopenë me dele në...

VIDEO/ “Më goditi gjithë familjen”, rrufeja bie mbi kopenë me dele në Gramsh, ngordhin 165 krerë, çobani në lot: Më ndihmoni!

Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.

Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy bën apel për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.

“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular