BallinaKronike"Iu bashkua në hotel pas performancës“, reperi i njohur arrestohet pasi fansia...

“Iu bashkua në hotel pas performancës“, reperi i njohur arrestohet pasi fansia e tij e akuzoi për…

Një reper i njohur është arrestuar në Majorka, pasi akuzohet për përdhunimin e një fanseje të tij në një dhomë hoteli në ishullin spanjoll

Reperi nga Holanda thuhet se sulmoi viktimën e tij të supozuar pasi e takoi atë dhe realizuan disa foto së bashku disa orë më parë në klubin e natës “Playa de Palma”, ku ai edhe performoi.

Artisti është arrestuar nga Policia Kombëtare herët në mëngjesin e së dielës, ndërsa viktima e tij e supozuar, gjithashtu nga Holanda, u tha policëve se kishte marrëdhënie konsensuale me reperin në hotel, por pretendoi se ai nuk pranoi të ndalonte kur ajo i kërkoi.

Gazeta UltimaHora raporton se i dyshuari dhe viktima e supozuar janë takuar të shtunën pasi vajza shkoi në klubin e natës me shoqen e saj për të parë reperin duke performuar. Në fund të spektaklit, dy femrat thuhet se i janë afruar artistit dhe kanë shkrepur disa foto, ndërsa reperi i ka kërkuar njërës prej tyre që ta ndiqte në hotelin e tij, gjë për të cilën ajo ra dakord.

Sipas pretendimit të saj, reperi nuk pranoi të ndalonte kur ajo ia kërkoi atë derisa po bënin seks konsensual. Ajo tha se ai më vonë e pyeti nëse ajo e kishte regjistruar, por vajza mohoi të përdorte telefonin e saj.

Ajo pretendoi se përgjigja e saj e tërboi artistin që ia flakëriti çantën nga dritarja, ndërsa pak orë më pas vajza vendosi ta denoncojë në polici ngjarjen. Vajza u dërgua në spitalin Son Espases për një ekzaminim mjekësor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular