BallinaAktualitetJa dy bashkitë e parat që qeveria bëhet gati t’i marrë në...

Ja dy bashkitë e parat që qeveria bëhet gati t’i marrë në administrim

Ministria e Financave ka evidentuar se 7 bashki të vendit ndodhen në vështirësi të mëdha financiare, por Bashkia e Vorës dhe Kavajës paraqiten më rëndë për shkak se borxhet në vitin 2021 për secilën zunë më shumë se 90 për qind të shpenzimeve faktike të vitit që shkoi.

Drejtoria e Financave vendore në Ministrinë e Financave ka formuluar një raport të detajuar për gjendjen financiare të bashkive, ku konstatohet se, në vitin 2021 shtatë bashki kanë një status si njësi në vështirësi financiare, konkretisht bashkitë Roskovec, Poliçan, Cërrik, Malësi e Madhe, Vorë, Belsh e Kavajë.

“Situata në Bashkinë e Kavajës dhe të Vorës është shumë më serioze ku detyrimet e prapambetura shënojnë respektivisht 91.23% dhe 90.54% të shpenzimeve faktike në vitin 2021” thuhet në raportin e Ministrisë së Financave.

Sakaq paralelisht me këtë raport Ministria e Financave ka hapur një konkurs në të cilin synon të rekrutojë disa administratorë që në emër të qeverisë qendrore do të marrin në dorë administrimin financiar, fillimisht për dy bashkitë që janë në gjendje të vështirë, Vora dhe Kavaja.

 

 

Në bashkinë e Vorës, detyrimet e prapambetura deri në dhjetor 2021 ishin sa 53.13% e shpenzimeve totale të miratuara. Situata është mbi mesataren e vëzhguar mes të gjitha bashkive (12.90%) dhe mbi treguesin e totalit te njësive vendore (12.93%). Në përqindje të shpenzimeve faktike 2021, detyrimet e prapambetura në Bashkinë e Vorës ishin 90.54% Treguesi i vështirësisë financiare është përkeqësuar shumë në tre vitet e fundit, nga 1.78% në 2019 në 53.13% në 2021.

Ndërsa në Bashkinë e Kavajës, detyrimet e prapambetura deri në dhjetor 2021 ishin 68.05% e shpenzimeve totale të miratuara në Bashkinë e Kavajës. Në përqindje të shpenzimeve faktike 2021, detyrimet e prapambetura janë 91.23%.

Përveç bashkive në vështirësi financiare, janë evidentuar edhe disa bashki kanë probleme financiare, konkretisht bashkitë: Peqin, Tropojë, Tepelenë, Rrogozhinë, Konispol, Lezhë, Kuçovë, Pogradec, Delvinë e Dimal.

44 bashki të tjera nuk kanë probleme financiare. Ndërsa bashkitë me përformancë shumë të mirë financiare gjatë vitit 2021, evidentohen bashkitë Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, Shkodër, Korçë me stok më të vogël se 1% të detyrimeve.

Vihet re se bashkitë që demonstrojnë probleme financiare apo janë në vështirësi financiare janë më së shumti bashkitë me shpenzime të planifikuara për frymë për vitin 2021 nën mesataren prej 21,306 lekë për banorë./Monitor/

Gr4
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular