Një ngjarje e rëndë është regjistuar në Tiranë ku si pasojë e xhelozisë një 25 vjeçar i identifikuar si Ardit Çela, sëbashku me 2 shokët e tij, Enea Hoxha dhe një 17-vjeçar, kane tentuar të djegin më benzinë një 16-vjeçare.
Sipas burimeve autori dhe vajza prej kohësh kishin bashkëjetuar, në një lagje të Tiranës.
Dyshohet se si pasojë e xhelozisë, Çela e ka dhunuar atë në sheshpushimin e pallatit ku banonin.
Po ashtu burimet shtojnë se në ndihmë të tij i kanë ardhur edhe 2 miq, ku pasi e kanë rrahur e kanë futur në shtëpi e i kanë lyer trupin me benzinë në tentative për ta djegur të miturën
Fatmirësisht ajo ka mundur të shpëtojë. Më vonë është marrë në mbrojtje nga policia, teksa ka treguar para hetuesve të gjithë ngjarjen e ndodhur dhe tentativën që i dashuri i saj kishte marrë më shokët për ta djegur.
Policia arrestoi fillimisht dy bashkëpunëtorët e ngjarjes, njëri prej të cilëve i mitur, ndërsa autori i dhunës dhe i planit të frikshëm u arrestua disa orë më vonë.