BallinaKryesore“Ka hetime intensive për zyrtarë të lartë të mazhorancës, publikohen…”, Preç Zogaj:...

“Ka hetime intensive për zyrtarë të lartë të mazhorancës, publikohen…”, Preç Zogaj: Nëse SPAK nuk godet korrupsionin e qeverisë, do të ngrihet opinioni publik

spot_img
spot_img

Drejtuesi i Institutit “Gramos Pashko”, Preç Zogaj ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku ka komentuar temat e nxehta që kanë bërë politikën shqiptare të “ziejë” gjatë javës së fundi

Referuar hetimeve që SPAK ka nisur për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Zogaj tha se organi i akuzës duhet të hetojë edhe ngritjen në një stad të epërm që qeveria aktuale i ka bërë krimin, duke lejuar përhapjen kapilare në të gjithë Shqipërin

“Këta e kanë ngritur krimin në një stad të epërm me një përhapje kapilare në të gjithë Shqipërinë. Dhe kemi thënë edhe për ata pensionistët që kanë marrë miliona nëpër rrethe. Edhe ata padisin organet e krimit ekonomik nëpër rrethe që s’e kanë lëvizure gishtin për ti hetuar. E ngremë gishtin për këtë gjë, për inceneratorët dhe skandale të tjera por kjo nuk ka na bën të themi jo ai jo po ky. Drejtësia vepron kur i vjen radha. Unë mendoj se SPAK-u nuk mund të ndërsehet. Ka ligjin që e udhëheq në punën e vet. Ka disa prokurorë, dikush avancon më shpejt, dikush më ngadalë”, tha Zogaj.

Sipas politikanit të njohur nëse do të ketë tendenciozitet në veprimet e SPAK në vazhdim, Shqipëria do të shohë reagimin e fortë të opinionit publik.

“Askush nuk mund të pranojë që të ketë gjueti shtrigash dhe koka turku. Ky SPAK ka çuar prapa hekurave tre zyrtarë të partisë në pushtet, që s’ka ndodh më parë. Kjo është një gjë e vogël, në fakt e pamjaftueshme, por është një hap. Në dijeninë time ka hetime intensive për zyrtarë të lartë të mazhorancës që shumë shpejt do bëhen publike, me aq informacion sa kemi ne si gazetarë dhe sa indicie jep vetë SPAK-u duke thirrur ministra dhe ish-ministra. Nëse SPAK-u nuk godet korrupsionin e lartë të qeverisë atëherë do ketë pikëpyetje për bilancin, por ne nuk mund t’i rrimë kështu me shkop në dorë”, deklaroi Zogaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular