Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me makinën tip ‘Tuareg’ që u gjet e djegur në tunelet e Dritasit në afërsi të Rinasit.
Burime zyrtare bënë me dije se duke qenë se automjeti është shkrumbuar, është e vështirë dallimi i elementeve identifikuese të tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.
Duke qenë se automjeti ka qenë i djegur plotësisht ka qenë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.
Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.