Kilian Mbape nuk iu beson syve! Ylli francez shpërdoroi një rast flagrant me portën boshë, në minutën e 45-të, të sfidës ndaj Monakos, që përfundoi në barazim 1-1
Mbape nuk arriti ta shtynte topin në rrjetë edhe pse përpara nuk kishte asnjë pengesë dhe ndodhej në pozicion të favorshëm nga rreth 6 metra largësi. Topi i gjuajtur nga Mbape u përplas në shtyllë, teksa më pas u largua nga futbollistët kundërshtarë.
PANORAMASPORT.AL