BallinaAktualitet30 gushti është Dita Botërore e të zhdukurve me dhunë, Bujar Leskaj:...

30 gushti është Dita Botërore e të zhdukurve me dhunë, Bujar Leskaj: Kjo datë çdo vit përkujtohet në Kosovë për viktimat e gjenocidit dhe dhunës serbe

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
30 gushti është Dita Botërore e të Zhdukurve me Dhunë.
Kjo datë çdo vit përkujtohet në Kosovë për viktimat e gjenocidit dhe dhunës serbe.
Në Shqipëri janë me mijëra të zhdukur, viktima të regjimit diktatorial komunist, të cilëve nuk u janë gjetur edhe sot e kësaj ditë eshtrat dhe nuk u dihet as varri.
Këto viktima duhet të përkujtoheshin sot, po fatkeqësisht asnjëherë nuk janë përkujtuar në një ditë të veçantë.
Madje nuk kanë as memorial të veçantë.
Fatkeqësisht nuk kanë as vend në Kujtesën e kombit tonë.
Një komb pa Kujtesë është i destinuar të vdesë.
Një kombi që harron tragjedia rrezikon t’i përsëritet.
Një komb që harron viktimat e dhunës dhe tiranisë është një komb pa busull.
Pa busull morale dhe politike, që hiqet zvarrë nga Historia, që tallet nga Historia.
Një komb pa Kujtesë manipulohet lehtë nga çdo lloj kusari, arroganti e delinkuenti…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular