Policia e Tiranës ka sqaruar përmes një njoftimi për mediat ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në kryeqytet, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllain dhe gruan e këtij të fundit
Ngjarja ndodhi në rrugën Ismal Alla, që lidh rrugën e Kavajës me Myslym Shyrin.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.