BallinaKryesoreBelinda Balluku: Nga 1 tetori kush shpenzon më shumë se 800 kv/...

Belinda Balluku: Nga 1 tetori kush shpenzon më shumë se 800 kv/ orë energji elektrike në muaj paguan….

spot_img
spot_img

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një komunikim me gazetarët, u pyet nëse do të rritet çmimi i energjisë pas 1 tetorit, për familjet që harxhojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj.

Balluku deklaroi se çmimi i energjisë është rritur në bursat ndërkombëtare. Zv.kryeministrja shtoi se qeveria po bisedon me Opeatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe do të vendoset edhe sa do të paguhet për familjet që konsumojnë energji më tepër se fasha e vendosur.

“E kemi thënë që synojmë që mos prekim çmimin e tregut. Çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë rritur. Fasha 800 kilovat orë energjie është vendosur nga ne tashmë, ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe do të diskutohet zgjidhja më e mirë e për të diferencuar atë që kemi thënë. Diferenca duhet që të bëhet. Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë”, tha Balluku.

Nga 1 tetori 2022, të gjitha familjet shqiptare që shpenzojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj do të paguajnë më shtrenjtë faturën. Vendimi i cili u bë publik fillimisht në muajin prill dhe erdhi si masë e qeverisë ndaj rritjes në bursat ndërkombëtare të çmimit të energjisë elektrike që prej fillimit të këtij viti.

Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera e energjisë së shpenzuar.  Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që tarifohet aktualisht për konsumatorët, që do të thotë se çdo kilovat orë e shpenzuar mbi sasinë 800 kv do të kushtojë gati dyfish më shtrenjtë”, tha Belinda Balluk

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular