BallinaOP EDDy bajlozë në Vlorë, bekohen nga sekti Rama!

Dy bajlozë në Vlorë, bekohen nga sekti Rama!

spot_img
spot_img

Nga Rezenbrik Serjani
2 Bajlozë në Vlorë, bekohen nga Sekti Rama !
2 “Bajlozë të Zinj”, me bekimin e sektit Rama, do e përpijnë Gjirin e Vlorës si prenë e plaçkën e radhës ! Në nofullat e këtyre karakatinave nga Bangladeshi, do të digjen me mijëra litra naftë të papërpunuar, dhe mbetjet e squfurta do të derdhen në atë që vlonjatët dhe Vlora kanë më të shenjtë, në Gjirin e Saj. Jo vetëm një katastrofë mjedisore, faturë e cila do nxijë identitetin e Vlorës, por do rëndojë mbi të gjithë ne, financiarisht. Me ardhjen e Përbindëshave Djegësa do preket thëllësisht dinjiteti ynë qytetar, duke u bërë edhe një kosto sociale për Vlorën dhe vlonjatët ! 2 Bajlozët e Zinj të bekuar nga sekti Rama do cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë shpirtin e saj, zemrën e saj, identitetin, vlerat, trashëgiminë e saj, dinjitetin e saj ! Nga një Gji i jashtëzakonshëm, sekti bekon transformimin e Gjirit të Vlorës në një “Gji Industrial” ! Me ardhjen e Bajlozave Djegësa, Vlora do të gdhihet e ngryset mbi pellgjet dhe gjurmët e squfurit dhe mbetjeve të naftës së papërpunuar që djegësat emëtojnë çdo orë me mijëra ton. Edhe kësaj here, siç ka bërë për 9 vite, duke e përdorur Vlorën për interesat e tij, kryetari i sektit e shiti Vlorën, duke e kthyer Gjirin e saj në Plaçkën e Megavjedhjes së radhës ! Per 9 vjet ka damkosur vlerat e saj me pseudo-projektet megakorruptive të rilindjes urbane, duke tjetërsuar çdo hapësirë e identitet të Vlorës, duke shitur e plaçkitur çdo aset të saj ! Bajlozët e Sektit, Bajlozët e Korrupsionit dhe Vjedhjes janë tjetër plaçkitje që i bëhet Vlorës. Pas Portit, pushtimi i gjirit të Vlorës me dy Lundërtarë Djegësa nafte të papërpunuar, me dy Karakatina Bangladeshase, janë dy nga dhjetra asetet më kuptimplota të Vlorës që janë plaçkitur, transformuar e denatyruar nga vula ogurzezë e sektit Rama. Çdo ditë Përbindëshat Karakatinë nga Bangladeshi, me bekimin e sektit Rama, do përpijnë çdo orë, çdo metër katror të Gjirit të Vlorës, duke lënë pas metrat e katrorëve të squfurit dhe fëlliqësirat e mbetjeve të naftës së papërpunuar që ato thithin si Lubi, mijëra ton naftë në orë ! Këto Lubi, këta Bajloz të Zinj, do lënë pas për Vlorën dhe Vlonjatët, njollat gjigande të squfurit dhe mbetjeve të naftës, duke shkaktuar katastrofën më të madhe natyrore të parë ndonjëherë, sikurse do jenë dhe përtypësit më të mëdhenj të buxhetit, njësoj simotrat e tyre, inceneratorët. Këto Karakatina përveçse naftë të papërpunuar e zift, çdo ditë e orë do djegin mrekullinë e gjirit të Vlorës, peisazhin e saj të jashtëzakonshëm, duke masakruar imazhin e saj të bekuar natyror e turistik ! Vlora e paguan Trefish ! Katastrofën Mjedisore të karakatinave që bekon sekti me porosi, Katastrofën Buxhetore e financiare, si pajë e radhës nga kryetari i sektit, sikurse dhe Koston Sociale . Këto dy shpifësira gjigande llamarine do bluajnë mëshirshëm imazhin e jashtëzakonshem natyror të Vlorës ! Lideri Global e rreshton Vlorën dhe Shqipërinë me standardet e Bangladeshit ! “Bajlozët Djegësa, do e nxijnë Gjirin dhe imazhin turistik të Vlorës, po aq sa i nxirë është sekti dhe megaaferat e tij të korrupsionit dhe vjedhjes !” Për këtë Plaçkitje që po i bëhet Vlorës, reagimi ynë qytetar do të jetë i të gjitha formave e fronteve !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular