BallinaBotaE krijoi pasi u censurua nga Twitter dhe Facebook, platforma e re...

E krijoi pasi u censurua nga Twitter dhe Facebook, platforma e re e Trump bllokohet nga Google Play

spot_img
spot_img

Platforma e medieve sociale e ish-presidentit amerikan Donald Trump është ndaluar të jetë e aksesueshme në Google Play.

Google thotë se platforma shkel politikat e saj për ndalimin e përmbajtjeve me nxitje të dhunës dhe kërcënimeve fizike.

Vendimi e bën të pamundur për përdoruesit me telefona Android të shkarkojnë aplikacionin.

Devin Nunes, CEO i Truth Social, e ka quajtur Google më parë një “monopol”.

Truth Social u laçua në App Store të Apple në muajin shkurt, megjithëse u shoqërua nga probleme të shumta.

Një zëdhënës i Google tha për BBC: “Më 19 gusht ne njoftuam Truth Social për disa shkelje të politikave standarde.

“Pasja e sistemeve efektive për moderimin e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit është një kusht i shërbimit tonë që çdo aplikacion të shfaqet drejtpërdrejt në Google Play,” shtuan ata.

Google thotë se ka ofruar këshilla ndaj Truth Social se si të rregullohen problemet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular