Ndryshime në qeveri. Vendimet janë publikuar pas mbledhjes së sotme të qeverisë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra.
“Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv. ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.