BallinaAktualitetLirohet nga detyra Drejtoresha e Pastrimit të Parave, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra Drejtoresha e Pastrimit të Parave, ja kush e zëvendëson

spot_img
spot_img

Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë

Në vend të saj në postin e Drejtorit të Pastrimit të Parave është emëruar Ervin Koçi.

Kujtojmë se Ago u zgjodh në këtë detyrë më 22 qershor, ndërkohë që rrugëtimi i saj zgjati vetëm 2 muaj e gjysmë.

VENDIMI:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular